Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nëna e Nicki Minajit po e padit personin që e shkaktoi vdekjen e burrit të saj

Foto: AP/Associated Press

Nëna e reperes së famshme Nicki Minaj, ka ngritur një padi ndaj shoferit i cili goditi për vdekje bashkëshortin e saj, Robert Maraj. Babai i këngëtares, vdiq muajin e kaluar nga një aksident fatal.

Maraj u përplas nga një veturë, e cila po drejtohej nga 70-vjeçari Charles Polevich, deri sa po kalonte rrugën në Long Island më 12 shkurt. Polevich ndaloi makinën për ta pyetur nëse ishte mirë dhe u largua pa thirrur askënd për ndihmë. 64-vjeçari Maraj u dërgua në një spital lokal në gjendje kritike dhe të nesërmen vdiq.

Tani gruaja e tij, Carol Maraj, ka ngritur padi 150 milionë dollarëshe duke e akuzuar Polevichin si fajtor për vdekjen e burrit të saj.

“Ai ishte jo vetëm i papërgjegjshëm dhe neglizhent, por më shumë u shqetësua se si të ikë dhe të fshihet sesa për të kërkuar ndihmë”, deklaroi njëri nga avokatët e zonjës Maraj.

Ylli i muzika rep, Nicki Minaj, ende nuk është prononcuar publikisht lidhur me vdekjen e babait të saj. Ndërsa nëna e rep artistes ka treguar që të gjithë fëmijët e saj janë të lumtur që fajtori i dyshuar tashmë është arrestuar.