Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq ylli i “This Is Us”, Ron Cephas Jones

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare aktori fitues i çmimit “Emmy”, Ron Cephas Jones, i njohur për rolin e tij në “This Is Us”. Ron Cephas Jones vdiq për shkak të një problemi të gjatë pulmonar.

Ylli - i cili gjithashtu u shfaq në “Law and Order: Organized Crime” dhe “Mr. Robot” - zbuloi në vitin 2021 se ai kishte luftuar privatisht me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe kishte bërë një transplant të dyfishtë të mushkërive.

Ai është shprehur se sa me fat është ndjerë që është rikthyer në punë. Ron ka thënë për revistën “Today” vitin e kaluar: “Nuk dua të them se ishte një mrekulli, por isha shumë me fat. Kisha mjekë të shkëlqyeshëm. Ishte një rikuperim shumë i vështirë dhe i mundimshëm. Po shërohem për pjesën tjetër të jetës sime”.

Artikuj të ngjashëm