Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq regjisori Jean-Marc Vallée në moshën 58-vjeçare

Foto: AP/Associated Press

Regjisori dhe skenaristi i njohur, Jean-Marc Vallée, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.

Sipas portalit “Deadline” raportohet se Vallée ka vdekur në kasollen e tij në periferi të qytetit Quebec, dhe familja bashkë me bashkëpunëtorët e tij të afërt janë të shokuar me këtë lajm. Shkaktari i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Në një deklaratë për media, partneri i Vallées në biznes, Nathan Ross, tha: “Jean-Marc ishte person i cili e promovonte kreativitetin, autenticitetin dhe eksperimentimin me gjëra të ndryshme. Ai ishte një artist i vërtetë dhe një burrë zemërgjerë dhe shumë i dashur. Të gjithë ata që kanë punuar me të, nuk kanë pasur si të mos e shohin talentin dhe vizionin që ai e posedonte. Ai ishte mik, partner kreativ dhe një vëlla i madh për mua. Mjeshtri i madh Vallée do të na mungojë shumë, por është ngushëllim kur dihet se puna e tij me stil dhe ndikim të cilën ai e ndau me botën, do të vazhdojë të jetojë”.

Regjisori kanadez nuk ishte i martuar por i ka lënë pas dy djemtë, Alex dhe Émile.

Jean-Marc Vallée më së miri njihet për regjinë e filmave, “Dallas Buyers Club” dhe “Wild” si dhe serialet hit të kanalit HBO, “Big Little Lies” dhe “Sharp Objects”.

Edhe Ka vdekur në moshën 77-vjecare aktorja franceze, Nathalie Baye Showbiz Ka vdekur në moshën 77-vjecare aktorja franceze, Nathalie Baye

“Dallas Buyers Club” ua fitoi aktorëve, Jared Leto dhe Matthey McConaughey, çmimet “Globi i Artë” dhe “Oscar” për performancat e mrekullueshme në film. Projektet tjera të regjisorit Vallée që erdhën pas këtij filmi, po ashtu u mirëpritën nga publiku, duke i fituar disa nominime dhe çmime të rëndësishme kinematografike.

Aktorë, regjisorë dhe personalitete tjera nga bota e filmit, me ta mësuar lajmin e hidhur për vdekjen e regjisorit kanadez, i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese.