Aktorja franceze, Nathalie Baye, e njohur për ngrohtësinë dhe talentin e saj të rrallë, ka vdekur në moshën 77-vjeçare, ka raportuar agjencia e lajmeve Associates Press.
Sipas mediave franceze, ajo ka vdekur të premten në Paris si pasojë e një sëmundjeje neurodegjenerative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë homazh duke thënë se buzëqeshja e saj “ma ka shoqëruar me dekada në kinemanë franceze”.
“E kemi dashur shumë Nathalie Bayen. Përmes zërit të saj, buzëqeshjes dhe thjeshtësisë, ajo na ka shoqëruar për dekada në kinemanë franceze, nga François Truffaut te Tonie Marshall”, ka thënë Macron.
Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, Baye ka luajtur në mbi 80 filma, duke kaluar me lehtësi nga komeditë komerciale te filmat artistikë.
Ajo ka fituar dy herë çmimin për aktoren më të mirë në “César”, ekuivalenti francez i ngjarjes së madhe të ndarjes së çmimeve “Oscar”.
Aktorja ishte e njohur edhe për rolin si nëna e aktorit Leonardo DiCaprio në filmin “Catch Me If You Can” të regjisorit Steven Spielberg.
Një nga sukseset e saj më të mëdha ishte filmi “Venus Beauty Institute”, një komedi romantike për tri gra që punojnë në një sallon bukurie në Paris dhe kërkojnë përmbushje në jetë.
E lindur në një familje artistësh, Baye fillimisht u trajnua si balerinë, përpara se të studionte aktrim në shkollat prestigjioze Cours Simon dhe Conservatoire.
Ajo u bë e njohur në vitin 1973 me filmin “Day for Night” të François Truffaut, me të cilin bashkëpunoi sërish në “The Green Room”.
Ajo ka punuar me regjisorë të njohur si Maurice Pialat, Claude Sautet dhe Bertrand Tavernier.
Baye arriti famë të madhe me filmin “The Return of Martin Guerre”, ndërsa një vit më vonë ka fituar çmimin “César” për rolin e saj në “La Balance”.
Ajo ishte gjithashtu e hapur për të bashkëpunuar me regjisorë të rinj, si Xavier Beauvois, me të cilin fitoi sërish çmimin “César” për aktoren më të mirë në filmin “The Young Lieutenant” në vitin 2006.