Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq në moshën 91-vjeçare këngëtarja braziliane e sambas, Elza Soares

Këngëtarja braziliane e sambas, Elza Soares, vdiq në shtëpinë e saj në Rio de Zhaneiro të enjten pasdite, thanë familjarët në llogarinë zyrtare të artistes në Instagram. Ajo ishte 91 vjeç.

Këngëtarja “lëvizi botën me zërin e saj, forcën dhe vendosmërinë e saj”, thanë ata, duke shtuar se ajo “do të jetë përgjithmonë në historinë e muzikës dhe në zemrat tona dhe të mijëra fansave në mbarë botën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Familja bëri të ditur se Soares vdiq për "shkaqe natyrore" dhe nuk dha detaje të mëtejshme.

Elza Gomes da Conceição lindi në qershor të vitit 1930, në një familje modeste në Rio de Zhaneiro. Ajo u bë e famshme duke kënduar samba në fillim të viteve 1960, përpara se të diversifikohej në zhanre të tjera, duke i fituar asaj titullin "këngëtarja e mijëvjeçarit" në një konkurs të BBC-së në Londër në vitin 1999.

Muajin e kaluar, ajo u shfaq në një seri dokumentarësh duke nderuar këngëtaret e zeza që hapën rrugën për artistë të tjerë.