Pasi u konfirmua vdekja e saj, futbollisti brazilian Neymar tha në “Twitter”: “Refuzoj të besoj, refuzoj”. Këngëtarja Anitta tha: “Nuk e besoj. Dua të besoj se ka ende shpresë”
Marília Mendonça, një nga këngëtaret bashkëkohore më të njohura të Brazilit, ka humbur jetën në një aksident ajror në moshën 26-vjeçare.
Katër persona të tjerë - xhaxhai i saj, producenti dhe dy anëtarë të ekuipazhit - vdiqën gjithashtu në aksidentin në një zonë rurale në shtetin juglindor të Minas Gerais.
Një hetim ka nisur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Fituese e “Grammyt” latin në 2019, Mendonça u bë e famshme për fokusimin në përvojat e grave me marrëdhënie të dështuara.
Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës braziliane të njohur si sertanejo, Mendonça e filloi karrierën e saj si adoleshente dhe u bë një yll kombëtar në vitin 2016 me një hit për tradhtinë. Ajo njihej si “Mbretëresha e vuajtjeve” të vendit.
Edhe
Këngëtarja e famshme braziliane, Marília Mendonça vdes në aksident ajror
Vitin e kaluar, ndërsa koncertet u anuluan për shkak të pandemisë, ajo performoi në një seri koncertesh në internet. Njëri prej tyre vendosi rekordin e transmetimit të drejtpërdrejtë më të ndjekur në botë, me 3.3 milionë shikues në “YouTube”.
Në vitin 2020, ajo ishte artistja më e dëgjuar në Brazil në Spotify.
Mendonça, e cila kishte një djalë dyvjeçar, do të performonte në një koncert të premten në mbrëmje në qytetin Caratinga, 12 km nga vendi i përplasjes. Disa orë para aksidentit, ajo postoi një video në rrjetet sociale në të cilën përgatitej të hipte në avionin privat.
Stafi i këngëtares fillimisht kishte thënë se ajo ishte gjallë dhe shëndoshë pas lajmit të aksidentit. Imazhet televizive më vonë treguan avionin e dëmtuar pranë një ujëvare në një zonë malore.
Edhe
Anitta mbron besimin, pasi videoklipi i ri e la pa disa ndjekës
Pasi u konfirmua vdekja e saj, futbollisti brazilian Neymar tha në “Twitter”: “Refuzoj të besoj, refuzoj”. Këngëtarja Anitta tha: “Nuk e besoj. Dua të besoj se ka ende shpresë”.