Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja e famshme braziliane, Marília Mendonça vdes në aksident ajror

Marília Mendonça, njëra nga këngëtaret më bashkëkohore të Brazilit ka vdekur si pasojë e një aksidenti me aeroplan, në moshën 26-vjeçare.

Katër persona të tjerë, përfshirë xhaxhain, producentin dhe dy anëtarë të saj të bendit, kanë vdekur po ashtu pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin është përplasur në një zonë rurale në shtetin juglindor Minas Gerais.

Një hetim ka nisur për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Mendonça, e cila është edhe fituese e çmimit “Grammy Latin” në vitin 2019, është bërë e famshme për shkak të fokusimit në përvojat e grave me lidhjet e dështuara.

Ajo kishte nisur karrierën e saj muzikore si adoleshente, dhe është shndërruar në një yll kombëtar në vitin 2016. Mendonça ishte e njohur edhe si “Mbretëresha e Vuajtjeve” e Brazilit.

Edhe Brazilianët kujtojnë me nderim “Mbretëreshën e vuajtjeve” Showbiz Brazilianët kujtojnë me nderim “Mbretëreshën e vuajtjeve”

Në vitin 2020 ajo ishte këngëtarja më e dëgjuar e Brazilit në Spotify.

Mendonça e cila është edhe nënë e një djali 2 vjeç, e kishte të planifikuar të mbante një koncert të premten në mbrëmje në qytetin Caratinga, 12 kilometra larg vendit ku ka ndodhur përplasja e aeroplanit.