Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq në moshën 70-vjeçare themeluesi i grupit “Kool & The Gang”

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare, Dennis Thomas, një prej themeluesve të grupit të famshëm muzikor të viteve 70’ dhe 80’, “Kool & the Gang”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur bendi, përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjera theksohej se Thomas ka vdekur “i qetë derisa ishte duke fjetur”.

I përshkruar si "macja e lezetshme" në grup, ai ishte saksisti i saj, flautist, perkusionist si dhe mjeshtër i ceremonive në shfaqje.

“Kool & The Gang” ishte bërë grupi më i famshëm dhe më me ndikim i epokës, me hitet si “Celebration” dhe “Get Down On It”.

Këngët e tyre janë përfshirë edhe në disa filma, si “Saturdau Night Fever”, për të cilin në vitin 1978 pranuan çmimin “Grammy”, dhe po ashtu në filmin “Pulp Fiction”.