Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Daullisti i Rolling Stones, Charlie Watts vdes në moshën 80 vjeçare

Charlie Watts, daullisti i Rolling Stones që e shtyu përpara zërin e bendit për rreth 60 vjet, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Në një deklaratë të publicistit të tij londinez, Bernard Doherty, është thënë: “Me keqardhje të thellë po e bëjmë të ditur vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. “Ai dha shpirt paqësisht në një spital të Londrës, më herët gjatë ditës, në praninë e familjes së tij. Charlie ishte një burrë, baba dhe gjysh i lëvduar e, po ashtu, edhe anëtar i Rolling Stones, një prej daullistëve më të mëdhenj të brezit të vet”.

Më herët gjatë këtij muaji ishte njoftuar se Watts do të mungonte në turin e paralajmëruar të bendit në Shtetet e Bashkuara teksa doli nga një procedurë mjekësore.

Me qëndrimin e tij të ngrohtë, njohuritë e mprehta të jazzit dhe aftësinë e tij për t’i bërë këngët të fërgëllonin edhe kur mbanin rreptësinë e tyre, Watts njihet si një prej daullistëve më të mëdhenj dhe më me stil të të gjitha kohërave.