Charlie Watts, daullisti i Rolling Stones që e shtyu përpara zërin e bendit për rreth 60 vjet, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Në një deklaratë të publicistit të tij londinez, Bernard Doherty, është thënë: “Me keqardhje të thellë po e bëjmë të ditur vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts”.
“Ai dha shpirt paqësisht në një spital të Londrës, më herët gjatë ditës, në praninë e familjes së tij. Charlie ishte një burrë, baba dhe gjysh i lëvduar e, po ashtu, edhe anëtar i Rolling Stones, një prej daullistëve më të mëdhenj të brezit të vet”.
Më herët gjatë këtij muaji ishte njoftuar se Watts do të mungonte në turin e paralajmëruar të bendit në Shtetet e Bashkuara teksa doli nga një procedurë mjekësore.
Me qëndrimin e tij të ngrohtë, njohuritë e mprehta të jazzit dhe aftësinë e tij për t’i bërë këngët të fërgëllonin edhe kur mbanin rreptësinë e tyre, Watts njihet si një prej daullistëve më të mëdhenj dhe më me stil të të gjitha kohëve.
Edhe
Daullisti i Rolling Stones, Charlie Watts vdes në moshën 80 vjeçare
Mes atyre që kanë bërë homazhe ishte Ringo Starr, daullist nga rivalët miqësorë “Beatles”, që shkroi: “Zoti e bekoftë Charlie Wattsin, do të na mungosh, paqe e dashuri për familjen”.
Elton John ka shkruar në Twitter: “Një ditë fort e pikëllimtë. Charlie Watts ishte daullisti i mbaruar. Një prej burrave më me stil, dhe në një grup kaq brilant”.
Këngëtari dhe tekstshkruesi Joan Armatrading shkroi: “Pse po qaj? Se Charlie Watts ka vdekur. Kush e dinte që njëri prej muzikantëve të Rolling Stones do ta linte ndonjëherë këtë dynja”.
I lindur më 1941, Watts u rrit në Wembley, në Londrën veriperëndimore, dhe më vonë lagjen e Kingsburyt. Dashuria e tij e parë muzikore ishte jazi amerikan nga periudha e swingut dhe bebopit, duke interpretuar me daulle krahas incizimeve të para në jazz. Ai, tevona, ndoqi shkollën e artit dhe u bë dizajner grafik pas diplomimit, duke luajtur për bende lokale.
Më 1962 ai iu bashkua Blues Incorporated, një bend në skenën britanike të blue të udhëhequr nga Alexis Korner, duke interpretuar krahas bassistit Jack Bruce. Përmes Kornerit, ai u njoh edhe me Brian Jonesin, që do të luante në Blues Incorporated, dhe ata gjetën mbështetje edhe te Mick Jaggeri e Keith Richardsi që përfunduan po ashtu duke luajtur me grupin.
Jagger dhe Richards së shpejti do të formonin grupin e tyre, Rolling Stones, me Wattsin që u bë pjesë e tyre më 1963. “Ishte një tjetër bend që po i bashkohesha, unë isha në tri prej tyre”, kishte thënë më vonë Watts; ai filloi të jetonte me grupin. “Ne ushtronin goxha shumë. Ata – Briani e Keithi – kurrë nuk shkonin në punë, kështu që ne bënin incizime gjatë gjithë ditës në atë që ishte si jetë boheme. Mick ishte në universitet, por ai paguante qiranë”.
Gjithnjë duke përdorur një vendosje të drejtë me katër daulle – që ishte minimaliste në krahasim me rregullimet shuminstrumentëshe që përdoren nga shumë rock grupe – ai i dha Rolling Stones vrushkuj shtysash në secilin prej albumeve të tyre, duke filluar nga debutimi i parë më 1964. “Nuk i dua solot me daulle”, kishte thënë njëherë ai. “I adhuroj ca njerëz që e bëjnë këtë, por në përgjithësi unë pëlqej daullistët që luajnë në bende. Sprova me rock’n’roll është e rregullta e saj. Puna ime është të bëjë një vallëzim tingulli – ai duhet të përdridhet e të kërcejë”.
Edhe
Rolling Stones publikon albumin e ri
Duke u trandur nga vdekja e Jonesit më 1969, bendi do të epitomizonte skenën e rock’n’rollit – ani pse Wattsi i quante ata si ‘blues band”- duke vijuar me albume si Let It Bleed, Sticky Fingers dhe Exile on Main Street. Wattsi ndihmoi që të vijohej me energjinë e tyre në ture botërore, duke luajtur me grupin në mesin e viteve ’70 – turi i tij i fundmë ishte “No Filter tour”, që filloiu më 2017.
Përpos me Rolling Stones, Watts ka luajtur edhe jazz në një varg grupesh.
Kah mesi i viteve ’80, ai ishte një prej liderëve në Charlie Watts Orchestra, që luante jazz dhe udhëtonte gjithandej botës.
Ndryshe nga historitë ngjyrashumë e romantike të kolegëve në Rolling Stones, Watts çoi një jetë të qetë personale: ai u martua me gruan e tij, Shirley Ann Shepherd më 1964, dhe ata mbetën bashkë gjer në vdekje. Ai ka lënë pas edhe të bijën, Seraphina dhe mbesën Charlotte.
Ani pse njihej si më i përmbajturi në krahasim me anëtarët e tjerë të Rolling Stones, Watts u përballë me alkoolin, amfitamina e përdorim heroine gjatë viteve ’80. “Mendoj se ishte një krizë e mesmoshës”, pati thënë ai për Observer në vitin 2000. “Krejt çka di është se unë u bëra një person tërësisht ndryshe rreth vitit 1983 dhe dola prej tij më 1986. Gati sa nuk humba gruan dhe gjithçka tjetër për shkak të sjelljes...Nuk isha i prekur shumë, por lënia e drogës ishte tepër e zorshme”.
Sado që ishte me shëndet të mirë për gjatë gjithë karrierës së tij me Stones, më 2004 ai u diagnostifikua me kancer në fyt, por u shërua pas një trajtimi me radioterapi.
Edhe
Bëhen bashkë “Rolling Stones” dhe “The Beatles”
Pasi iu nënshtrua një operacioni gjatë muajit të kaluar dhe kur njoftoi që nuk do të ishte pjesë e turit – për këtë do të zëvendësohej nga Steve Jordan – ai komentoi në stilin e tij hokatar: “Për pak orari im është shtyrë”.
Më 2016, Watts është renditur i 12-ti në listën e revistës së Rolling Stones për 100 daullistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve./ The Guardian, BBC, Variety