Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq në moshën 61-vjeçare ylli i “Googlebox”, Andrew Michael

Ylli i serialit “Googlebox”, Andrew Michael, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, konfirmoi Channel 4.

Ai ishte i njohur për shfaqjen në serial së bashku me gruan e tij Carolyne dhe fëmijët Louis dhe Alex.

Familja u bashkua me shfaqjen në vitin 2013.

Një deklaratë nga Channel 4 dhe producentët nga studio Lambert kanë thënë se ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër fundjavën e kaluar me familjen e tij në krah.

"Hotelisti në pension Andy, i cili solli shumë zgjuarsi dhe njohuri në Gogglebox, ishte një nga anëtarët origjinalë të kastit të shfaqjes, që u shfaq në episodin e parë në vitin 2013. Dashuria dhe mendimet tona janë me Carolyne dhe të gjithë familjen. Familja ka kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të trishtuar", thuhej në deklaratë.