Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Andre Brougher, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, raporton BBC.
Vdekjen e aktorit e konfirmuan agjentët e tij, të cilët kanë thënë se ai vdiq pas një sëmundje të shkurtër.
Broughter gjatë karrierës si aktor shpesh ka luajtur rolin e policit nëpër filma të zhanrit komedi e dramë.
Ai njihet kryesisht për rolin e tij në serialin e famshëm “Brooklyn Nine-Nine”.
Ylli i lindur në Chicago të SHBA-së, diplomoi në Universitetin e Stanfordit dhe shkoi në “Juilliard School” për të studiuar dramën.
Ai u komplimentua për punën e tij si aktor nga shumë kritikë e njohës të fushës si Tom Fontana.
Edhe
Theret për vdekje aktori i filmit “Top Gun”, James Handy
“Nuk e kam parë kurrë një aktor që performon kështu në TV”, pati thënë më parë Fontana për BBC.
Andre Braughter la pas gruan, aktoren Ami Brabson, me të cilën u takua gjatë xhirimit të “Homicide”, dhe tre djemtë e tyre.