Këngëtarja, valltarja dhe aktorja e njohur italiane, Raffaella Carra, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Siç raportojnë mediat e huaja, lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar një mik i saj.
“Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e pagabueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm i saj do të shëndrisin përgjithmonë”, ka thënë Sergio Lapino.
Raffaella Carra është figurë e njohur në botën e artit në Itali, Amerikë Latine dhe Spanjë. Ajo ishte edhe udhëheqëse e disa programeve televizive. Pos muzikës dhe vallëzimit, Carra kishte luajtur në dhjetëra filma mes viteve 1960-1970, duke përfshirë “Express-in” e Von Ryanit më 1965.