Lojtari legjendar i Italisë, Gigi Riva, ka vdekur të hënën në moshën 79-vjeçare. Ai pësoi sulm në zemër të dielën, kanë bërë të ditur mediat italiane.
Me 35 gola të shënuar, Riva mban rekordin te Italia. 35 golat i ka shënuar në 42 ndeshje në periudhën prej vitit 1965 e deri në vitin 1974.
Konsiderohet një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij dhe një prej sulmuesve më të mirë italianë të të gjitha kohërave.
Ai e ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 1968 dhe ishte nënkampion bote me Italinë në vitin 1970. Mori pjesë edhe në Botërorin 1974.
Riva ka luajtur për Cagliarin prej vitit 1963 e deri në vitin 1976. Është shquar me numrin e madh të golave të shënuar.