Anita Pointer, ish-fituese e çmimit Grammy me grupin Pointer Sisters, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, ka njoftuar agjenti i saj, raporton BBC.
Ajo vdiq e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë në “Beverley Hills” të Kalifornisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamilja e saj kanë thënë se janë thellësisht të trishtuar me vdekjen e saj.
“Parajsa është vend më i bukur me Anitën në të”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga familja.
Anita ishte një nga katër motratat Pointer, të cilat bënë famë me hitet si Jump (For My Love) dhe Fire.
Në vitin 1975, me këngën Fairytale, grupi fitoi një çmim në ceremoninë Grammy.
Grupi ishte shpërbërë në vitin 1979 pasi Bonnie Pointer vendosi të ndiqte karrierë solo.