Harry Belafonte, këngëtari dhe aktori që theu barrierat racore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur të martën në shtëpinë e tij në Manhattan, në moshën 96-vjeçare, shkruan BBC.
Belafonte ishte nga yjet e popit afrikano-amerikan më të suksesshëm në histori. Realizoi hite me “Island In The Sun”, “Mary's Boy Child” dhe “Day-O”.
Por arritjet e tij më të mëdha ishin si një aktivist për të drejtat civile të zezakëve në SHBA.
Ai vdiq në mënyrë natyrale, ka thënë zëdhënësi i tij, Ken Sunshine.