Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq në moshën 98-vjeçare ylli i “Harry Potter”, Leslie Phillips

Aktori hollivudian, Leslie Phillips, ka vdekur të hënën në moshën 98-vjeçare.

Philips thuhet se ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, raportoi BBC-ja të martën.

Ai ishte i njohur kryesisht për fansat e rinj, si zëri i personazhit Sorting Hat në filmin e famshëm “Harry Potter”.

Bashkëshortja e tij, Zara ka thënë për gazetën “The Sun” se publiku ka humbur një showman të vërtetë.

“Ai ishte pothuajse një thesar kombëtar. Njerëzit e donin. Ai ishte i rrethuar nga njerëz kudo që shkonte”, ka thënë Zara.

Edhe Kit Harington tregon arsyen emocionale pse pranoi rolin në “Harry Potter” Showbiz Kit Harington tregon arsyen emocionale pse pranoi rolin në “Harry Potter”

Phillips ka luajtur në më shumë se 200 filma, seri televizive dhe radioje, gjatë karrierës së tij prej tetë dekadash.

Aktori ishte i njohur edhe për frazat e tij si “Ding dong”, “I Say” dhe “Well, hello”.