Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq disenjatori francez Pierre Cardin në moshën 98-vjeçare

Në moshën 98-vjeçare ka vdekur disenjatori francez Pierre Cardin.

Cardin ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e Epokës Hapësinore.

Përveç veshjeve të modës, Cardin njihej edhe për markën që mbante për parfume, stoli, orë dhe stilolapsa.

Cardin u lind në Venecie të Italisë në viti 1922, por kishte imigruar në Francë si fëmijë. Familjarët e disenjatorit kanë bërë të ditur se ai ka vdekur në Spitalin Amerikan në Paris, në Neuilly-sur-Seine.

Me një karrierë e cila daton më shumë se 60 vjet prapa, Cardin u përbuz e u admirua nga kolegët e tij disenjatorë, për sensin e guximshëm në biznesin e modës. Ai mburrej me faktin se kishte arritur ta ndërtojë perandorinë e tij, pa kërkuar kurrë kredi në ndonjë bankë.

Edhe Cardin, babai i markave të modës Showbiz Cardin, babai i markave të modës

Pierre Cardin ishte disenjatori i parë që i shiti koleksionet e rrobave nëpër dyqane, kah fundi i viteve ’50 dhe i pari që hyri në biznesin e licencimit të parfumeve, aksesorëve madje edhe ushqimeve të ndryshme, që sot janë produktet kryesore të fitimit për shumë shtëpi të njohura të modës.

Sado të jetë e vështirë për t’u imagjinuar, dekada më vonë, çokolatat Armani, hotelet Bulgari dhe syzet e diellit Gucci, që të gjitha bazohen në idenë e Cardinit se glamuri i një marke mode, e ka potencialin e pafund në tregun e përgjithshëm.

Përgjatë vjetëve emri i Pierre Cardinit ishte vulosur në produkte të ndryshme, qoftë edhe ato që nuk kishin fare të bëjnë me modën, por disenjatorin nuk e bezdiste një gjë e tillë. Konkurrentët e tij e akuzuan se po e shkatërronte vlerën e markës së tij të modës, dhe nocionin e luksit në përgjithësi. Por ai dukej plotësisht i pandikuar nga këto kritika.

Punën e parë e kishte filluar në moshën 17-vjeçare, duke punuar për një rrobaqepës në afërsi të qytetit Vichy, në të cilën kohë ëndërronte për t’u bërë aktor.

Në vitin 1946 ai u bë pjesë e shtëpisë së modës “Christian Dior”, e cila atëkohë ishte e panjohur për publikun mbarëbotëror, para se të themelonte markën e tij në vitin 1950.

Edhe Pierre Cardin varroset me arkivolin që e dizajnoi vetë Showbiz Pierre Cardin varroset me arkivolin që e dizajnoi vetë

Ndër vite ka krijuar veshje dhe produkte unike, të cilat e kanë vulosur suksesin e tij në fushën e modës, si dhe i ka prezantuar koleksionet e tij të rrobave anembanë globit.

Cardin gjithashtu u zgjerua në biznese të tjera, duke e blerë restorantin përrallor të Parisit, “Maxim’s” në vitet ’80, dhe duke e krijuar zinxhirin e restoranteve të ushqimit të shpejtë, “Minim’s”.

Për krijimin e koleksionit të fundit të prezantuar në shkurt të këtij viti, Cardin bashkëpunoi me një disenjator shtatë dekada më të ri.

27-vjeçari Pierre Courtial, e prezantoi koleksionin në studion e Cardinit në rrugën e famshme të Parisit, “Rue Saint-Honore”, me disa kreacione të cilat e nderonin stilin gjeometrik të disenjatorit veteran.

Edhe Vdiq disenjatori legjendar italian Giorgio Armani Showbiz Vdiq disenjatori legjendar italian Giorgio Armani

Cardin gjithmonë ka thënë se mbi të gjitha, më së shumti e çmon origjinalitetin.

“Unë gjithmonë kam provuar të jem ndryshe, dhe të jem vetvetja. Fakti a e pëlqejnë njerëzit stilin tim, nuk ka fare rendësi për mua”, kishte deklaruar disenjatori i ndjerë.