Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq D.H. Peligro, bateristi i bendeve “Dead Kennedys” dhe “Red Hot Chili Peppers”

Bateristi i grupeve “Dead Kennedys” dhe “Red Hot Chilli Peppers”, D.H. Peligro, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Në një deklaratë për media e cila e lajmëroi vdekjen e tij u zbulua se bateristi i njohur, vdiq nga trauma në kokë e shkaktuar si pasojë e një rrëzimi aksidental në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Bateristi i grupi ‘Dead Kennedys’, D.H. Peligro, vdiq të premten (28 tetor) në shtëpinë e tij në Los Angeles. Policia e pranishme në vendin e ngjarjes konstatoi se ai vdiq nga trauma në kokë e shkaktuar nga rënia aksidentale. Më shumë hollësi do të zbulohen në ditët në vazhdim. Ju kërkojmë ta respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë. faleminderit për mendimet dhe fjalët ngushëlluese”.

I lindur me emrin, Darren Henley, në St. Louis të Missourit në vitin 1959, Peligro iu bashkua grupit “Dead Kennedys” në vitin 1981, duke e zëvendësuar bateristin themelues të këtij bendi, Ted, shkruan portali “NME”.

Pasi grupi u shpërbë në vitin 1956, Peligro për një kohë të shkurtër u bë pjesë e grupit ikonik “Red Hot Chili Peppers”, si zëvendësim i Jack Irons, mirëpo u pushua nga bendi një vit më vonë si pasojë e problemeve me varësinë nga droga dhe alkooli.

Më pas, bateristi i njohur i bë pjesë e ribashkimit të grupit “Dead Kennedys” në vitin 2001, dhe vazhdoi të bëjë muzikë me ta deri në kohën e vdekjes. Peligro po ashtu e gëzoi një karrierë të shkurtër si solo artist.

Edhe Colin Burgess – bateristi që shenjoi historinë e rockut me “AC/DC” Kulturë Colin Burgess – bateristi që shenjoi historinë e rockut me “AC/DC”

Ndër të famshmit që postuan mesazhe ngushëlluese për Peligron ishte edhe basisti i grupit “Red Hot Chili Peppers”, Flea.

“DH Peligro përgjithmonë. Njeriu më qesharak, i sjellshëm dhe argëtues. Vëllai im i dashur, jam shumë falënderues për kohën që e kemi kaluar së bashku, të dua përgjithmonë”, shkruhej në mesazhin e muzikantit në Twitter.