Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktori Vincent Gil, në moshën 83-vjeçare

Aktori, Vincent Gil, më së miri i njohur për portretizimin e personazhit Nightrider në filmin e vitit 1979, “Mad Max”, vdiq pas betejës së gjatë me një sëmundje. Ai ishte 83-vjeçar, raporton “NME”.

Lajmin e konfirmoi kolegu i tij nga filmi “Mad Max”, Paul Johnstone, përmes një postimi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Vince Gil na ka lënë. Ai ishte shumë i dobët nga ana shëndetësore për një kohë të gjatë, dhe fatmirësisht më nuk ka nevojë të vuaj. Pusho i qetë mik i vjetër. Do të të kujtojmë sa herë t’i shikojmë yjet në qiell”.

Vincent u lind në Australi kurse u bë i famshëm ndërkombëtarisht me rolet në filmat, “Mad Max” dhe “Stone”. Në vitin 1988, Gil luajti krahas yjeve të kinematografisë, Meryl Streep dhe Sam Neill, në filmin “Evil Angels” dhe krahas Anthony LaPaglias në filmin e vitit 2001, “The Bank”. Ai po ashtu e gëzoi një karrierë të gjatë në televizion, duke u paraqitur me role të vogla në seriale të tilla si, “Neighbours”, “A Country Practice” dhe “Prisoner”.