Showbiz

Vdiq aktori i njohur i serialit Beverly Hills

Në moshën 58-vjeçare ka vdekur aktori David Gail, i njohur për roli e tij në serialin “Beverly Hills”, raporton “People”.

Ai njihej për rolin e tij si Stuart Carson, i dashuri i Brendas në serialin “Beverly Hills 90210”.

Gail shquhej edhe për rolin e tij si Dr. Joe Scanlon, në më shumë së 200 episode të projektit filmik “General Hospital”.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur motra e tij, Katie Colmanares, e cila e kujtoi vëllain përmes një postimi në Instagram të premten.

“Ende nuk u bë një ditë që ti nuk je pranë meje. Ishe krahu im i djathtë dhe gjithmonë shoku im i ngushtë, i gatshëm për të përballuar çdo sfidë me mua. Kurrë më askush s’mund të jetë si ti, do të më mungosh çdo sekondë të çdo dite”, ka shkruar Colmanares.

Në nderim të figurës së Gailit ka shkruar edhe producenti i serialit “Beverly Hills”, Pete Ferriero.

“Në kujtim të David Gail. Këtu janë disa histori që ai ndau kur erdhi në podcast”, ka shkruar Ferriero, duke publikuar sekuenca të podcastit “bh90210showpodcast”.

 

 

Shkaqet e vdekjes se aktorit ende nuk dihen.

Ai ka luajtur edhe përkrah aktorit Bradly Cooper në vitin 2002 në projektin filmik “Brending All the Rules”. Ai gjithashtu u shfaq edhe në vitin 2004 në filmin “Perfect Opposites”.

Image
Image