Ka vdekur aktori Fred Ward, në moshën 79-vjeçare. Lajmi për vdekjen e yllit të filmit “Tremors” u konfirmua nga publicisti i tij, Ron Hoffman, por ai nuk e zbuloi shkaktarin e vdekjes apo vendin, duke dashur t’i respektojë dëshirat e familjes, raportoi portali “Female”.
“Ishte dëshira e Fred Wardit që dedikimet për nderë të kujtimit të tij të bëheshin në formë donacioni për “Qendrën e Encefalopatisë Traumatike Kronike në Universitetin e Bostonit”.
I lindur dhe rritur në San Diego, Fred, i cili punoi në Hollywood për më shumë se katër dekada, shërbeu për tre vjet në Forcat Ajrore të Amerikës dhe punoi si druvar në Alaskë dhe punë të tjera të çuditshme, përpara se të bëhej aktor.
Pasi punoi për ca vjet në televizion, ai e siguroi rolin e parë të rëndësishëm filmik në projektin e vitit 1974, “Ginger in the Morning”, para se të vazhdonte të angazhohej në tjera seriale televizive, si “Quincy”, “M.E” dhe “The Incredible Hulk”.
Aktori i shpërblyer me çmim “Globi i Artë” e vazhdoi karrierën me projekte si, “The Right Stuff”, “Henry and June”, “Tremors” dhe “Miami Blues”.
Gjatë viteve 2000, Fred mori pjesë me role të vogla në seriale të tilla si, “Grey’s Anatomy” dhe “ER”. Projekti i tij i fundit ishte seriali i vitit 2015, “True Detective”, ku po ashtu luanin aktorët yje të Hollywoodit, Woody Harrelson dhe Matthew McConaughey.
Fred Ward ka lënë pas gruan Marie-France Ward dhe djalin nga lidhja e kaluar, Django Ward.