Showbiz

Vdiq aktori George Wendt

George Wendt

Foto: Associated Press

George Wendt, aktori amerikan që luajti rolin e Norm Petersonit në serinë e famshme “Cheers”, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Komediani vdiq në shtëpinë e tij të martën, ka njoftuar familja.

“Ai ishte familjar i devotshëm, mik i dashur dhe i besueshëm për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Do të na mungojë përgjithmonë”, ka thënë një përfaqësues i aktorit për BBC-në.

Wendt luajti rolin e Normit në të gjitha 275 episodet e “Cheers” në periudhën 1982-1993. Ai pati marrë gjashtë nominime “Emmy” për rolin si aktor dytësor në një serial komik.