Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes modelja e famshme Stella Tennant

Modelja e njohur britanike Stella Tennant vdiq sot në moshën 50-vjeçare, shkruan BBC.

Ajo kishte bërë famë në vitet 1990-ta si modele e dizajnuesëve të njohur si Karl Lagerfeld e Versace, e ishte edhe në ballinë të Vogue.

“Stella ishte grua e mrekullueshme dhe inspirim për të gjithë ne. Do të ndjehet mungesa e saj”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga familja, raporton BBC.

Familja ka thënë se ishte vdekje e papritur, ndërsa Policia ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim.

Vdekja e saj ka ardhur vetëm pesë ditë pasi e festoi ditëlindjen e 50-të.

Artikuj të ngjashëm