Ka vdekur në moshën 56-vjeçare Tatjana Patitz, një nga supermodelet më të famshme të viteve 1980 dhe 1990.
Agjenti i yllit të botës së modës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e saj, ka bërë të ditur Daily Mail të mërkurën.
Deri tani nuk është bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së ish-supermodeles.
Revista “Vogue” e ka shpërndarë e para lajmin për vdekjen e saj. Patitz ishte e famshme si figurë e ballinës së kësaj reviste, për vite me radhë.
Bukuroshja e lindur në Hamburg të Gjermanisë ishte e njohur po ashtu për pjesëmarrje në një videoklip të këngëtarit George Michael, të titulluar “Freedom”, e në të cilin morën pjesë edhe koleget e saj, Cindy Crawford, Linda Evangelista, Naomi Campbell dhe Christy Turlington.
Edhe
Vdiq në moshën 35-vjeçare mbesa e John Kennedy, Tatiana Schlossberg
Postimi i fundit i Patitz në llogarinë në Instagram ishte një fotografi e qenit të saj, në gusht të vitit 2022.
{gallery}