Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes kompozitori dhe producenti japonez

Kompozitori dhe producenti i njohur japonez Ryuichi Sakamoto, i admiruar për eksperimentimin e tij në muzikën elektronike, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Ai fitoi çmime - duke përfshirë një Oscar, një Grammy dhe Bafta - për punën e tij si artist solo dhe si anëtar i Orkestrës YMO.

Sakamoto ishte diagnostikuar me kancer për herë të dytë në vitin 2021. Zyra e tij tha se ai vdiq të martën.

Ai luajti në filmin Merry Christmas, Mr Lawrence me David Bowie në 1983.

Sakamoto filloi të studionte kompozicionin në moshën 10-vjeçare dhe u frymëzua nga Beatles dhe Debussy.

“Muzika aziatike ndikoi shumë te Debussy, dhe Debussy ndikoi shumë tek unë”, tha ai në 2010.

Artikuj të ngjashëm