Joe Jackson, patriarku i familjes Jackson, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.
Sipas TMZ, Jow ka vdekur në mëngjesin e sotshëm në 3:30 në Los Angelos.
Joe ishte hospitalizuar në qershor për shkak se kishte kancer, e që atëherë gruaja e tij së bashku me fëmijët e nipat kanë qenë me të në spital, transmeton koha.net.
Jow ishte prindi më i suksesshëm që menaxhon fëmijët e tij në historinë e muzikës. Ai me ndihmën e Diana Ross, kanë projektuar karrierën e “The Jackson 5”, prej ku pastaj Michael e Janet Jackson kanë dalë si artistë solo.
Ai ishte akuzuar shumë nga Michael e fëmijët e tjerë për metoda të rrepta prindërore, e brutalitet psikologjik.
Edhe
Quincy Jones, legjenda amerikane e muzikës vdiq në moshën 91-vjeçare
Ai ka kërkuar falje, por ka thënë se metodat e tij i kanë bërë ata fëmijë të suksesshëm e i ka mbajtur larg burgut.
{gallery}