Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes aktori i “Breaking Bad”

Mark Margolis, aktori amerikan më i njohur për rolin e tij si ish-mbreti i drogës Hector Salamanca në serialet “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, shkruan The Guardian.

Margolis vdiq në spitalin “Mount Sinai” në New York pas një sëmundjeje të shkurtër. Gruaja e tij, Jacqueline, dhe djali, Morgan, ishin pranë tij.

Margolis, i cili dikur e përshkroi veten si një “aktor udhëtar”, mori pjesë në më shumë se 60 filma gjatë një karriere pesë dekadash, duke përfshirë “Scarface”, “Ace Ventura” dhe “The Wrestler”.

Në rolin e Salamancas, Margolis pa dyshim arriti audiencën më të gjerë.

Në “Breaking Bad”, Salamanca ishte një ish-bos droge i nervozuar, i cili komunikonte vetëm nëpërmjet përdorimit të një zile bronzi të lidhur në karrigen e tij me rrota dhe vdiq në mënyrë dramatike. Në vitin 2012 ai u nominua për një çmim Emmy.

Artikuj të ngjashëm