Modelja dhe aktorja Paris Jackson, e cila është fëmija i vetëm i mbretit të ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, ka mbuluar 80 tatuazhe në trupin e saj për ceremoninë “Grammy’s”, raporton “CNN”.
Dy orë ju deshën dy grimerëve profesional që të mbulonin të gjitha vizatimet që i kishte në trup aktorja përmes një pudre të lëngët profesionale që është posaçërisht për mbulimin e tatuazheve.
Në një video që aktorja e ka publikuar në rrjetin social Instagram, shihet se lëkura e saj fillimisht u lye, pastaj ngjyra u shpërnda me anë të një brushe dhe në fund u spërkat me sprej.
Në tepihun e kuq, trupi i Jacksonit dukej sikur nuk kishte fare tatuazhe. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi nga brendi i mirënjohur i veshjeve Celine, i cili ekspozonte shumë pjesë të trupit të saj.
Përderisa Jackson ka bashkëpunuar me një brend të grimit për të mbuluar tatuazhet e saj, kamuflimi i përkohshëm i vizatimeve trupore është bërë trend duke u shndërruar në një ndër teknikat esenciale të grimit të të famshmëve.
Edhe
Paris Jackson thotë se nuk është e detyruar të flasë për marrëdhënien me babanë e saj
Ndërkohë artistja Doja Cat ka bërë disa tatuazh të përkohshme, të cilat u shfaqën nën fustanin e saj të tejdukshëm në tepihun e kuq të ngjarjes “Grammy’s”.

Në vitin 2014 ylli televiziv Amber Rose, u bë kryetitull i gazetave pasi kishte zgjedhur të veshte një fustan nga brendi Naeem Khan. Fustani ekspozonte duart dhe gjoksin e artistes, tatuazhet e të cilës ishin mbuluar në tërësi më anë të grimit.
