Ylli i hitit “DJ Got Us Falling In Love”, Usher, pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të tretë.
Partnerja e tij fotografe, Jennifer Johnson, besohet se është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, transmeton Koha.
Një burim i afërt i këngëtarit për revistën “Us Weekly” citohet të ketë thënë se, Usher dhe Jennifer, janë shumë të lumtur dhe emocionuar për ardhjen e foshnjës së tyre në jetë. Nuk dihet nëse fëmija do të jetë djalë apo vajzë.
Usher tashmë i ka dy djem me ish-bashkëshorten Tameka Foster, 12-vjeçarin Raymond dhe 11-vjeçarin, Naviyd Ely Raymond.
Në të kaluarën ylli i muzikës R&B ka treguar për kohën e tij në karantinë, duke treguar se pjesën më të madhe gjatë vetizolimit e ka kaluar duke ngrënë.
Këngëtari 41-vjeçar thotë se po provon të qëndrojë optimist gjatë kësaj krize shëndetësore, si dhe insiston që koha duke shëtitur në natyrë mund të shërbejë si mundësi për t’u fokusuar më mirë.
Edhe
JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë
“Mendjet tona janë aq të ngarkuara përgjatë ditës, sa mendoj që kjo është koha e duhur për të punuar me veten”.
Usher gjithashtu mendon se gjatë dekadës së fundit të jetës së tij, është pjekur shumë si person.