Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

A u martua Usher pas performancës në “Super Bowl”?

Yllit të mirënjohur Usher dhe të dashurës së tij Jennifer Giucoechea, u është lëshuar një dokument që duket të jetë leje për martesë nga autoritetet në Las Vegas, raporton “TMZ”.

Nuk është e qartë nëse ai dhe Jennifer janë martuar të dielën pas spektaklit “Super Bowl”, por sipas “TMZ” leja vlen për një periudhë prej një viti, gjë që lë të nënkuptohet se një dasmë në mes çiftit pritet të ndodhë brenda vitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë “Page Six” ka raportuar se është mbajtur një ndejë private ku Usher ka festuar me miq dhe familje, pas performancës në “Super Bowl”.

“Urime të posa martuarve”, ka thënë një nga të pranishmit kur Usher dhe e dashura e tij kanë hyrë në ndejë, përderisa ishin të veshur të dy me të bardha.

Image

Sipas një burimi të “Page Six”, ata duket sikur janë martuar në një ceremoni të vogël private.

Këngëtari është në lidhje me Jenniferin që nga viti 2016 dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Usher ka qenë dy herë i martuar më parë dhe nga këto martesa ka 4 fëmijë.

2 fëmijë i ka më gruan e parë Tameka Foster dhe dy të tjerë i ka me gruan e dytë Grace Harry.