Këngëtarja me famë botërore Ciara dhe bashkëshorti i saj Rusell Wilson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë të martën, raporton People.
Ciara lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi edhe emrin e vajzës, Amora Princess Wilson.
Këngëtarja ka edhe dy fëmijë të tjerë me Rusell, vajzën Sienna Princess dhe djalin Win Harrison.
Kur u njoh me bashkëshortin e tanishëm, Ciara kishte edhe djalin me emrin Future Zahir Wilburn, nga lidhja e saj e mëparshme me reperin Future.
