Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ciara tregon arsyen e ndarjes nga ish-partneri i saj

Këngëtarja 37-vjeçare Ciara e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt ka folur për fundin e marrëdhënies së saj me yllin Future, raporton FemaleFirst.

Këngëtarja kishte filluar lidhjen me të në vitin 2012 dhe u fejua në të njëjtin vit, përpara se të lindte djalin me emrin Future Zahir në vitin 2014, pak para se të ndaheshin.

Ajo e përshkroi ndryshimin në jetën e saj derisa po fliste në podcastin “Call Her Daddy”. "Është pothuajse sikur kur je shtatzënë dhe shijet tua të ndryshojnë”, ka thënë Ciara.

Ajo ka vazhduar duke thënë se i është dukur sikur duhet të shikohet ndonjëherë në pasqyrë dhe të reflektoi mbi veten, si për shembull cilat janë gjërat që ajo do t’i bënte ndryshe në jetën e saj.

Ciara shpjegoi se po kërkonte të bënte ndryshime në jetë dhe të tregonte se sa shumë e kishte ndryshuar atë amësia dhe se nuk kishte kohë për të bërë lojëra.

"Kur ke një fëmijë, për mua është shumë e rëndësishme, nuk është koha për të bërë lojëra vërdallë. Tani jam përgjegjëse për një jetë tjetër, kështu që çfarë po bëj, si po e mendoj këtë?", ka thënë këngëtarja.

Ciara e cila gjithashtu ka edhe dy fëmijë, me burrin e tanishëm, Russell Wilson, ka bërë të ditur se ajo dëshiron "gëzim" në një marrëdhënie dhe se marrëdhënia e saj e mëparshme e bëri atë t’i mendonte më mirë gjërat.

Edhe Ciara dhe Russell mirëpresin fëmijën e tretë Showbiz Ciara dhe Russell mirëpresin fëmijën e tretë

“Dua gëzim. Dua të sigurohem që të jem e përmbushur. Kur je e lodhur, je e lodhur dhe askush nuk dëshiron të lodhet gjatë gjithë kohës”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu zbuloi se si partneri i saj, ylli i NFL Russell Wilson, e bëri të dashurohet me të.

Ajo shpjegoi se sa shumë e bëri të dashurohet me të, përkushtimi i tij ndaj fëmijëve. Ajo tha se është shumë tërheqëse ta shohë burrin e saj teksa i ndërron pelenat e fëmijëve dhe kur merr pjesë në mbledhjet e prindërve. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)