Spekulimeve se do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse në Botërorin e Katarit, i ka dhënë fund të dielën këngëtarja kosovare, Dua Lipa me anë të një reagimi në rrjetet sociale.
Reagimi i Dua Lipës ndodhi vetëm një javë para se të fillojë ndeshja e parë e këtij botërori.
Nëpërmjet një postimi në llogaritë e saj në rrjetet sociale, këngëtarja kosovare me famë botërore ka thënë se ajo se çfarë është përfolur për pjesëmarrjen e saj në këtë organizim, nuk është e vërtetë.
Ajo tha se nuk ka qenë as në bisedime për të performuar në këtë ngjarje të madhe të futbollit.
Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të jem pjesë e ceremonisë hapëse në Botërorin e Katarit. Ju bëj me dije se nuk do të performoj në Katar, madje nuk kam qenë as në negociata për ta bërë diçka të tillë. Do të bëj tifozllëk për Anglinë nga larg dhe pres që ta vizitoj Katarin në momentin kur të plotësojë të drejtat e njerëzve, ashtu siç premtoi kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës”, ka përmbyllur Dua Lipa reagimin e saj në “InstaStory”.

-
Daily Mail: Babai i Dua Lipas bëri përpjekje që ajo të interpretonte në “Katar 2022”
-
Katari ua paguan udhëtimin tifozëve për të kënduar në ceremoninë e Botërorit
-
Kupa e Botës mund të hapet me Dua Lipën
-
Dua Lipa refuzon të performojë para duelit Fury-Joshua
-
Shtyhet koncerti i Shakirës në Katar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme