Ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në nisje të Kupës së Botës që sivjet organizohet në Katar në fund të këtij viti.
Ceremonia hapëse do të jetë të dielën më 20 nëntor, në stadiumin “Al Bayt”, në qytetin Khor.
Por, ende nuk është e ditur zyrtarisht se kush do të jenë këngëtarët që do të jenë pjesë e ceremonisë zyrtare.
Disa mediume evropiane shkruajnë se grupi BTS mund të jetë në ceremoninë mbyllëse, kurse hapjen ta bëj Shakira, sërish.
Por, sipas portalit “Total Reporter”, kolumbiania mund të jetë në skenë në ceremoninë hapëse bashkë me yllin shqiptar, Dua Lipën dhe anëtarët e grupit BTS.
Ceremonia hapëse pritet të jetë spektakolare para ndeshjes mes Katarit dhe Ekuadorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dua Lipa, Beyonce, e Rihanna ndër të famshmit që ishin në finalen e Kupës së Botës
-
Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës e BTS në spektaklin e finales së Kupës së Botës
-
Nis ceremonia e parë hapëse e Botërorit 2026
-
Drama nuk pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të Botërorit
-
Shakira, Madonna e BTS do të performojnë në finalen e Kupës së Botës