Uashington, 26 korrik – Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kryeministrin suedez për pamundësinë e tij për të vepruar në aferën e reperit amerikan A$AP Rocky, i cili në vend të lirimit, u padit për sulm ndaj një personi në Stokholm më 30 qershor gjatë turneut të tij europian.
“Më vjen keq që kryeministri suedez Stefan Lofven nuk është në gjendje të veprojë. Suedia ka zhgënjyer komunitetin afrikano-amerikan në SHBA”, shkroi Trump në Twitter.
‘’Unë kam parë regjistrimet e A$AP Rocky, ai është ndjekur dhe ngacmuar nga një ngatërrestar. Jepini A$AP Rocky lirinë e tij’’, theksoi ai.
”Ne bëjmë kaq shumë për Suedinë, por nuk duket se po punohet reciprokisht. Suedia duhet të përqëndrohet në problemet e vërteta kriminale”, përfundoi Trump me hashtagun #FreeRocky/ANSA.
-
Pas misionit të negociatorit të Trumpit, reperi ASAP Rocky vizitohet në burg nga nëna
-
Deklarata e A$AP Rockyt në koncert shkakton reagime në rrjete sociale
-
“S’është në vete” - Aleati i Trumpit i shqetësuar për gjendjen e tij psikologjike
-
Trumpi thotë se Evropa s’mund të rezistojë gjatë lidhur me Grenlandën
-
Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën