Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka arritur marrëveshje me revistën sllovene, të cilën e kishte akuzuar për shkak të një shkrimi lidhur me të kaluarën e saj.
Marrëveshja u arrit pasi që revista kërkoi falje nga zonja e parë amerikane, konfirmoi avokati i saj nga Lubjana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatasha Pirc Musar, e cila në Slloveni përfaqëson të drejtën e interesit të Melania Trump, tha se SHBA dhe shtëpia “Delo” si publikues kanë arritur një zgjidhje jashtëgjyqësore në lidhje me shkrimin e rrem të botuar në revistën “Suzi”, transmeton Hina.
Ndryshe, revista sllovene “Suzi” ka kërkuar falje nga zonja e parë amerikane Melania Trump, e lindur në Slloveni, për shkak të artikullit që ka shkruante se bashkëshortja aktuale e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përveç marrjes me modelizëm, ka punuar edhe në shërbimin e “eskortës elitare”.
Revista kishte publikuar tekstin në gusht të vitit 2016 dhe redaksia njoftoi se artikulli është “kuptuar ashtu që Melania ishte përcjellëse e punës”, transmeton Ksp.