Showbiz

Historia e Melania Trump

Melania Trump

Melania Trump

Bashkëshortja e presidentit të ardhshëm të Shteteve te Bashkuara, Melania Trump, është figurë mjaft e popullarizuar për botën e showbizit e modës.

Melania, e cila është bashkëshortja e tretë e biznesmenit Donald Trump, ka lindur më 26 prill të vitit 1970, në Novo Mesto të ish-Jugosllavisë, në Slloveninë e tashme.
 

Babi i saj ishte shitës veturash, kurse nëna i punonte në industrinë e tekstilit.

Melania, që fillimisht e kishte mbiemrin Knavs, për një vit ka ndjekur Universitetin e Lubjanës dhe pastaj e la që ta niste karrierën si modele.

Ajo filloi të punonte si modele në moshën 16-vjeare dhe e ndërroi emrin në Melania Knauss dhe shpesh udhëtonte në Paris e Milano.

Sipas uebfaqes Britannica, në vitin 1996, atë në New York e çoi agjencia e modeleve Paolo Zampolli dhe më pas u shfaq në disa revista.

Melania me Trumpin u takua në vitin 1998 në një ndejë të organizuar nga industria e modës në New York, pak pas së cilës filluan lidhjen.

Trump në atë kohë ishte i martuar me Marla Maples, me të cilën u divorcua në vitin 1999.
 

Pamje nga dasma e Donald Trumpit me Melania Trumpin

Me Melanian ai u martua më 22 janar të vitit 2005 në Florida. 

Donald Trump e Melania Trump me Bill dhe Hillary Clintonin

Melania në vitin 2006 lindi fëmijën e parë, Barron William Trump.

Melania, Baron dhe Donald Trump

Trump ka pesë fëmijë nga tri martesat e tij, Donald Juniorin, Ivankan dhe Ericun, i ka me gruan e parë, Ivana Trumpin, kurse Tiffanyn e ka me gruan e dytë, Marla Mapelsin.

Melania do të jetë Zonja e parë e Shteteve te Bashkuara, term ky që përdoret për bashkëshorten e presidentin. Ky post, atë e bëri të njohur si një nga ikonat më të mëdha të modës.

Stilisti i saj, për herën e parë që u bë Zonja e parë e SHBA-së, ishte Herve Pierre Braillard. Ai në bashkëpunim me Melanian kanë arritur të krijojnë dukje që janë vlerësuar lartë nga njohësit e modës, duke arritur kështu që Melania të bëhet ndikim pozitiv në imazhin e bashkëshortit të saj.
 

Melania Trump me disejnatorin Herve Pierre Braillard

Përmes stilit të veshjes, ajo ka nderuar figurën e bashkëshortes së ish-presidentin amerikan, John Kennedy, Jackie, e cila gjithashtu ishte shumë e njohur për stilin dhe veshjen dhe sot e kësaj ditë vlerësohet të jetë një nga ikonat më të mëdha të modës të të gjitha kohërave.

Laura Bush, Michele Obama dhe Hillary Clinton

Pierre për kliente ka pasur edhe ish-zonjat e para të SHBA-së, si Hillary Clinton, bashkëshorten e ish-presidentit George Bush, Lauran dhe bashkëshorten e ish-presidentit Barack Obama, Michellen.

Melania Trump, Michele Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton

Page Six ka shkruar se më 5 nëntor, Melania, kishte zgjedhur të vishej me një fustan të zi me pika të bardha, nga gjigandi francez i veshjeve, Dior. Këtë fustan ajo e kishte veshur edhe në intervistë me Fox News, kur shkoi ta promovonte librin e saj “Melania”, të cilin e ka publikuar në muajin shtator.

Melania dhe Donald Trump në ditën e zgjedhjeve
Melania Trump gjatë intervistës për mediumin Fox News, duke promovuar librin e saj "Melania"