Revista sllovene "Suzi" ka kërkuar falje nga zonja e parë amerikane Melania Trump, e lindur në Slloveni, për shkak të artikullit që ka treguar se bashkëshortja aktuale e presidentit të SHBA-së Donald Trump, përveç marrjes me modelizëm, ka punuar edhe në shërbimin e “eskortës elitare”.
AP përkujton se revista tekstin e kishte publikuar në gusht të vitit 2016 dhe redaksia sot njoftoi se artikulli është “kuptuar ashtu që Melania ishte përcjellëse e punës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo