Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Welling përsëri si Clark Kent

Lajm i mirë për të gjithë fansat e serisë “Smallville”. Tom Welling do ta reprizojë rolin e Clark Kentit në episodet e ardhshme të bashkuara në Arrowvers të DC, duke iu bashkuar kështu dy aktorëve të cilët gjithashtu e luajtën Njeriun e çeliktë - Tyler Hoechlin dhe Brandon Routh, të cilët gjithashtu do ta luajnë Supermanin në crossoverin e ardhshëm.

Këtë verë filluan thashethemet se producentët e Arrowverse donin të përfshinin më shumë versione të Supermanit në korniza të ndryshme kohore gjatë crossoverit të ardhshëm, ndërsa Welling, Hoechlin dhe Routh ishin zgjedhjet e tyre më të mira.

Derisa me Hoechlin dhe Routh nuk pati probleme të përfshirjes së tyre në Arrowverse - Hoechling e luan Supermanin në serinë Supergirl, ndërsa Routh është Ray Palmer/The Atom në Legends of Tomorrow - me Wellingtonin situata ishte pak më e komplikuar sepse ai edhe më parë kishte refuzuar të kthehej në botën të cilën e kishte braktisiur në vitin 2011, kur Smallville mbaroi me shfaqjen, shkruan KOHA Ditore.

Si Superman ashtu edhe Routh dhe Hoechlin do ta veshin mantelin ikonik të Supermanit, ndërsa presim që Wellingtonin ta shohim vetëm në rolin e Clark Kent, megjithëse ky informacion ende nuk është konfirmuar.

Image

Episodet e ardhshme crossover titullohen “Crisis on Infinite Earths”, dhe do t’i bashkojnë të gjitha serialet në Arrowvers - Arrow, Flash, Supergirl, Legends of Tomorrow dhe Batwoman – përmes pesë episodeve. Tre episode priten në dhjetor ndërsa dy të tjera do të transmetohen në janar.