Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tingujt e thirrjes për ndryshim

Shabaka Hutchings ka qenë duke menduar goxha për fundin. “Për të pasur një ndryshim, duhet që të ketë një fund të cilin ne nuk mund ta ndryshojmë”, thotë ai si në mënyrë profetike, duke pirë kafe.

“Ka grupe si ‘Extinction Rebellion’ që po na thonë se nëse nuk reagojmë në mënyrë të shpejtë, do të sjellim fundin e njerëzimit. Kështu që, si mund të krijojmë diçka të re për t’ia nisur përsëri?”

I veshur i tëri në të zeza dhe i gjatë mbi 180 centimetra, saksofonisti tenton të flasë butë në mbretërinë e aluzioneve, ku si referencë ka akademikët si Kathryn Yusoff apo Achille Mbembe.

Ani pse shumica do ta njohim atë për fizikun e tij të fortë dhe prezencën joakademike në skenë si anëtar i grupeve “Sons of Kemet”, “Comet Is Coming” apo “Shabaka and the Ancestors”.

Nga një njeri i dhënë pas librave deri tek ai tërheqës, hapësira midis skenës dhe jashtë saj lidhet nga fokusi i vetëm i Hutchings: të sjellë ndryshime përmes fuqisë së muzikës së tij.

Tek “Your Queen is a Reptile”, për shembull, Hutchings emëroi çdo këngë sipas divave afro-amerikane si Angela Davis dhe Doreen Lawrence, të cilat ai mendon se historia i ka neglizhuar në favor të hierarkisë artificiale të monarkisë. Anasjelltas, te “Comet Is Coming” kombinohet loja në piano e Dan Leaversit dhe ajo e Hutchingsit, që lejon tingujt të vazhdojnë. Nuk ka hapësirë për sqarime këtu, vetëm gatishmëri për të ndier.

Edhe Shaggy feston 30-vjetorin në muzikë me albumin e ri “Lottery” Showbiz 1 muaj më parë Shaggy feston 30-vjetorin në muzikë me albumin e ri “Lottery”

Qëkur Hutchings doli në skenën e jazzit në fillim të 2010-s, audienca për zhanrin ka ndryshuar në ekstrem. Udhëhequr nga organizata si “London’s Tomorrow Warriors”, ky grup i ri i artistëve si bateristi Moses Boyd e pianisti Joe ArmonJones, ka tërhequr një audiencë më të re, me muzikë të improvizuar që krijohet nga ndikimi multikulturor i trashëgimisë së tyre të larmishme po aq sa tradita.

Hutchings është bërë një figurë kryesore për këtë gjeneratë të re, një mentor mendimtar që ka kaluar nëpër errësirë deri te festivalet kryesore me Kamasi Washingtonin, bashkëpunëtorin e Kendrick Lamarit. Në maj do ta ketë emrin e tij edhe në “Barbican”. Por, 35-vjecari është për momentin i zënë me atë se si shoqëria jonë po arrin një pikë thyese.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.