Showbiz

Timothée Chalamet prezantohet si mbret në filmin "The King"

Ka mbërritur teaser traileri i parë për filmin më të ri të regjisorit David Michôd, “The King”, në të cilin rolin titullar e luan aktori i ri Timothée Chalamet, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në filmin “Call Me by Your Name”, i cili gjithashtu ia solli a1tij një nominim për Oscar.

Skenarin për filmin e Netflixit “The King” e kanë shkruar Michôd dhe bashkëpunëtori i tij i shpeshtë Joel Edgerton, i cili gjithashtu luan në film.

Është kjo historia për Halin (Chalamet), princin dhe trashëgimtarin kryeneç dhe problematik të fronit anglez, i cili ia kthen shpinën jetës mbretërore dhe jeton në mesin e njerëzve të zakonshëm, shkruan KOHA Ditore. Por kur babai i tij tiran vdes, Hal bëhet mbreti Henry V dhe detyrohet ta pranojë jetën nga e cila u përpoq të ikte.

Mbreti i ri papritmas detyrohet të navigojë përmes politikës së oborrit mbretëror, kaosit dhe luftës që e ka lënë i ati i tij pas vetes, dhe t’i rregullojë marrëdhëniet emocionale nga jeta e mëparshme, përfshirë edhe marrëdhënien me mikun e tij më të ngushtë dhe mentorin, kalorësin e plakur dhe alkoolistit John Falstaff (Edgerton).

Image

Në ekipin e aktorëve përfshihet edhe Ben Mendelsohn, Robert Pattinson, Lily-Rose Depp dhe Sean Harris. Filmi planifikohet të shfaqet nëpër kinema para se të arrijë në Netflix këtë vjeshtë.