Producenti i njohur muzikor, Timberland, e ka krahasuar albumin e ri këngëtarit kanadez The Weeknd, me albumin hit të mbretit të muzikës pop Michael Jackson, “Thrilleri”.
Timberland i cili ka kontribuar me punën e tij në albumin e dytë postmortum të Jacksonit, “Xscape”, që u lansua në vitin 2014, ka mbetur i mahnitur me albumin e fundit të këngëtarit The Weeknd të titulluar, “Dawn FM”, dhe e ka krahasuar atë me incizimin ikonik të vitit 1982 të Jacksonit.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, producenti i suksesshëm në skenën muzikore tha: “Ky album është më ndryshe. Ky incizim hyn në kategorinë e albumit ikonik të Michael Jacksonit, ‘Thriller’. Më besoni kur ua them këtë gjë. Dhe mënyra si e ka lansuar atë, është mjaft e veçantë. Urime The Weeknd. Është një album i mrekullueshëm”.
Kantautori i famshëm, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, në realizimin e albumit “Dawn FM” ka bashkëpunuar me yjet të tillë si, Quincy Jones, Tyler the Creator, Daniel Lopatin, Lil Wayne dhe komediani, Jim Carrey.
Në postimin e fundit të këngëtarit kanadez në Twitter, një zë dëgjohet duke thënë: “Jeni duke e dëgjuar radiostacionin ‘103.5: Dawn FM’. Ju keni qenë në errësirë për një kohë të gjatë, tani është momenti të ecni drejt dritës dhe ta pranoni fatin tuaj duar hapur”.
Edhe
The Weeknd planifikon ta lansojë albumin e ri të premten
59-vjeçari, Carrey, tashmë i ka dëgjuar këngët e albumit dhe është deklaruar i lumtur dhe entuziazmuar që është pjesë e projektit të ardhshëm muzikor të The Weeknd.
Albumi i fundit i lansuar nga ylli i hitit “Starboy” ishte ai i vitit 2020, “After Hours”, dhe i solli këngëtarit suksese të jashtëzakonshme duke thyer rekorde të dëgjueshmërisë nëpër toplista e platforma të ndryshme muzikore.