Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

The Weeknd planifikon ta lansojë albumin e ri të premten

Këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i ndarë me fansat disa hollësi rreth albumit të ri muzikor, “Dawn FM”, me ç’rast e zbuloi datën e lansimit të incizimit të tij të ardhshëm që do ta përfshijë një bashkëpunim me komedianin, Jim Carrey.

Në postimin e fundit në Twitter, një zë dëgjohet duke thënë: “Jeni duke e dëgjuar radiostacionin ‘103.5: Dawn FM’. Ju keni qenë në errësirë për një kohë të gjatë, tani është momenti të ecni drejt dritës dhe ta pranoni fatin tuaj duarhapur”.

Gjatë videos shoqëruese, albumi i ardhshëm i yllit 31-vjeçar të muzikës pop përshkruhet si, “univers i ri zanor nga mendja e The Weeknd”.

 

 

Edhe Timberland e krahason këngëtarin The Weeknd me Michael Jacksonin Showbiz Timberland e krahason këngëtarin The Weeknd me Michael Jacksonin

Kantautori i famshëm, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, në realizimin e këtij projekti po ashtu ka bashkëpunuar me yjet të tillë si, Quincy Jones, Tyler the Creator dhe Lil Wayne.

Komediani 59-vjeçar, Jim Carrey, tashmë i ka dëgjuar këngët e albumit dhe është deklaruar i lumtur dhe entuziazmuar që është pjesë e projektit të ardhshëm muzikor të The Weeknd.

Në të kaluarën, The Weeknd e zbuloi lajmin se ai dhe aktori i famshëm hollywoodian u bënë miq rreth kohës kur po e festonte ditëlindjen e tij të 30-të.

I pyetur nëse pandemia ia kishte prishur festën e ditëlindjes, këngëtari kishte deklaruar: “Ndeja ime e ditëlindjes nuk ishte shumë e madhe. Kemi festuar në një vend të vogël por kemi kaluar shumë mirë. Kemi bërë muzikë bashkë me miqtë e mi, pra ishim rreth njëqind njerëz gjithsej. U argëtuam vërtetë shumë. Mendoj se atë natë kam përqafuar pothuajse çdo person të pranishëm dhe ishte një moment i madh më mua. Dhe e veçanta tjetër është se e pata rastin ta takoja komedianin Jim Carrey”.

Edhe The Weeknd thyen rekord me më së shumti performanca në stadiumin “SoFi” Showbiz The Weeknd thyen rekord me më së shumti performanca në stadiumin “SoFi”

Albumi i fundit i lansuar nga The Weeknd ishte ai i vitit 2020, “After Hours”, dhe i solli këngëtarit suksese të jashtëzakonshme duke thyer rekorde të dëgjueshmërisë nëpër toplista e platforma të ndryshme muzikore.

Përktheu: Edona Binaku