Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

The Weeknd e publikoi videoprojektin e ri “Is There Someone Else?”

Në një vjetorin e publikimit të albumit “Dawn FM”, këngëtari kanadez The Weeknd e lansoi videoprojektin e ri muzikor me titull, “Is There Someone Else?”.

Videoklipi vjen i realizuar me regji të dyshes “Cliqua”, e përbërë nga RJ Sanchez dhe Pasqual Gutierrez. Në të, The Weeknd, shfaqet duke e shikuar një grua nga dritarja e apartamentit, teksa e bënë një vallëzim tërheqës.

“Is There Someone Else?” është kënga e dhjetë në albumin e shumëshpërblyer të yllit kanadez. “Dawn FM” debutoi për gjithë adhuruesit më 7 janar të vitit 2022, dhe në javën e parë të lansimit u pozicionua në vendin e dytë të toplistës së 200 albumeve më të mira, “Billboard”.

Artikuj të ngjashëm