Këngëtari Yll Limani ka publikuar këngën e tij me titull “Era”.
Sipas një njoftimi për publikimin nga ekipi i këngëtarit “Era” është projekti i parë i Limanit nga albumi i tij i ardhshëm.
“Një kapitull i ri artistik që shënon një transformim të madh në karrierën e tij. ‘Era vjen me një drejtim të ri muzikor, ku Ylli eksploron influenca të pop-rokut dhe një qasje shumë më të guximshme në tingull. Kjo këngë e prezanton publikun me një Yll më të pjekur, më të sigurt në vizionin e tij dhe më të lirë për të eksperimentuar me identitetin e tij artistik”, thuhet në njoftim.
Videoklipi i këngës është xhiruar ne Barcelonë dhe projekti është ekzekutuar nga label-i “Three60 Music”.