Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tim Roth thotë se e kishte refuzuar rolin në “Harry Potter”

Tim Roth e ka refuzuar mundësinë për të qenë pjesë e madhe e historisë së Harry Potter, sepse ai kishte frikë se roli do t’ia përvetësonte jetën.

Yllit të “Reservoir Dogs” iu ofrua roli i profesorit Snape në filmat e popullarizuar të djaloshit magjistar, por kishte frikë se do ta merrte anti-heroin, i cili u luajt nga i ndjeri Alan Rickman, me vete në varr, shkruan KOHA Ditore.

"Po mendoja, 'OK, ok, kjo është interesante,' dhe më pas thjesht mendova ‘do të jem në çdo kuti dreke ose çfarëdo qoftë... Do të njihem për atë rol,’" thotë Tim për emisionin televiziv There’s Something About Movies, duke zbuluar se fëmijët e tij nuk e kanë lejuar kurrë që ta harronte këtë vendim që e kishte sjellur: "Ata ishin në rregull me këtë (në atë kohë)", qesh ai, "por e përmendin. Akoma e përmendin."

Roth e pranon se i ka bërë disa filma vetëm për fëmijët e tij, duke shtuar, "Më është ofruar Planet of the Apes dhe ishte nga Tim Burton dhe kishte grim, prandaj mendova se do të ishte argëtuese."

Artikuj të ngjashëm