Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Thomas Markle sulmon përsëri: “Hipokritët shtiren se po i ndihmojnë njerëzit”

Babai i dukeshës nga Sussexi, Thomas Markle (75), i ka sulmuar përsëri Meghan Markle (38) dhe princin Harry (34). Sipas “Daily Mail”, Thomas pretendon se çifti mbretëror po e injoron plotësisht atë dhe se po sillen sikur ai nuk ekziston. Ai ende nuk e ka takuar nipin Archie, i cili ka lindur në fillim të majit.

Ai thotë se nuk ka marrë as foto të nipit të tij, porse e ka parë atë në internet. Thomas, tashmë i njohur për reagime publike sa herë që nuk i konvenon diçka, i është “vërsulur” Meghanit, shkruan KOHA Ditore. Ai tha se Meghan kishte gënjyer lidhur me edukimin e saj dhe se ai i kishte paguar të gjitha shpenzimet e kolegjit dhe udhëtimeve të saj në Angli, Spanjë dhe Argjentinë.

“Në fjalimin e saj të parë mbretëror, ajo tha se e ka paguar vetë edukimin e saj. Kjo nuk është e vërtetë. Unë i kam paguar të gjitha, kam raporte bankare për ta vërtetuar këtë. Nuk kam folur më herët për këtë, sepse Meghan ishte shtatzënë”, - tha Thomas.

Markle, siç thotë, më të vërtetë do të donte ta takonte nipin e tij dhe të shohë nëse e ka trashëguar hundën nga familja. Ai mendon se vajza e tij dhe dhëndri po e keqtrajtojnë atë, sepse e kanë përjashtuar plotësisht nga jeta. Madje për Harryn ai kishte fjalë më të rënda. Ai e quajti atë hipokrit.

“E shoh që Harryt i pëlqen të marrë me qira avionë privatë. Ai ka mundur të vinte në Meksikë dhe ta kërkonte dorën e vajzës sime nga unë. Ata janë hipokritë. Shtiren se i ndihmojnë njerëzit, ndërsa familjen e tyre e kanë përjashtuar nga jeta”, - përfundoi Thomas.