Avokatët e një gazete britanike që po akuzohet se ka cenuar privatësinë e Meghanit, gruas së princit britanik Harry, kanë argumentuar se ajo ishte pajtuar që hollësitë e jetës së saj të publikoheshin, duke iu referuar një libri për jetën e çiftit mbretëror.
Meghan, e cila ka titullin Dukesha e Sussexit, ka paditur “Associated Newspapers” për shkrimin e “Mail on Sunday” se vjet publikoi pjesë të një letre dorëshkrim që ia kishte dërguar babait Thomas Markle në gusht të vitit 2018.
Në një dokument që është dorëzuar në një gjykatë londineze, avokatët kanë thënë se gazeta kishte vepruar në pajtim me “Finding Freedom”, biografi e Harryt dhe Meghanit.
Avokatët pretendojnë se teksti i gazetës bazohej me të madhe në përmbajtjen e librit, ku kishte bashkëpunim të çiftit. Pas publikimit të biografisë, një zëdhënës i çiftit ka thënë se asnjëri prej tyre nuk ishte intervistuar e as nuk kishte kontribuar për të.
-
Meghan Markle fiton gjyqin kundër mediave që ia cenuan privatësinë
-
Dukesha Meghan fiton rastin gjyqësor rreth shkeljes së privatësisë
-
Hidhet poshtë padia për shpifje ndaj Meghan Markelit e ushtruar nga motra e saj
-
Raportimet për Princin, gazeta pranon se jashtëligjshëm mblodhi informacione për Harryn
-
Oborrtarët kërkojnë që Harry dhe Meghan të heqin dorë nga titujt mbretërorë