Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hidhet poshtë padia për shpifje ndaj Meghan Markelit e ushtruar nga motra e saj

Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë padinë kundër dukeshës së Sussexit, Meghan Markle, të ngriti motra, raporton BBC.

Samantha Markle, është motra e dukeshës nga babai Thomas Markle, e cila pati ngritur padi për shpifje kundër Meganit, duke kërkuar 75 mijë dollarë amerikanë dëmshpërblim, me pretendimin se ajo kishte shpifur për të në intervistën e saj me të famshmen Oprah Winfrey në vitin 2021.

Gjykatësja Charlene Edwards Honeywell ka thënë se komentet që bëri Meghan nuk ishin shpifje kundër motrës së saj, Samanthas.

Rasti është hedhur poshtë dhe si pasojë nuk mund të ushtrohet sërish padi për të njëjtën çështje.

Samantha ka kundërshtuar Meganin pasi ajo kishte thënë se e motra kishte ndërruar mbiemrin e saj duke e kthyer prapë në Markle, pasi vet Meghan u lidh me dukën e Sussexit.

“Ne kemi marrë në konsideratë faktin se Samantha ka përdorur mbiemrin Rasmussen në muajin shtator të vitit 2016 dhe e ndërroi me Markle vetëm dy muaj më pas, mbasi që u raportua se Meghan ishte në lidhje romantike me dukën e Sussexit. Prandaj ajo çfarë ka thënë Meghan gjatë emisionit është e vërtetë”, ka thënë gjykatësja Honeywell.

Meghan në emision me Winfreyn, gjithashtu pati treguar se nuk është se ka pasur afërsi me motrën e saj gjatë fëmijërisë.

Edhe Selena Gomez kundërshton akuzat për mashtrim: Janë të pabaza, në mos krejtësisht të pavlera Showbiz Selena Gomez kundërshton akuzat për mashtrim: Janë të pabaza, në mos krejtësisht të pavlera

Duke pasur parasysh këtë, gjykatësja ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme akuzën për shpifje të pretenduar nga Samantha.

Fillimisht Samantha kishte ngritur padi në muajin mars të vitit 2022 me pretendimin se Meghan ka shpifur gjatë intervistës me Winfreyn, si dhe ka shpifur në lidhje me të njëjtën çështje në librin e paautorizuar biografik “Finding Freedom”.

Por, sa i përket librit, gjykatësja Honeywell ka shtuar se kjo akuzë e pretenduar hidhet poshtë gjithashtu, pasi libëri nuk ishte publikuar.